Kujdestar/e për jetesë të pavarur të personave me aftësi të kufizuar

Ofruesit e shërbimeve

PËRSHKRIMI I PROGRAMËS

Programi synon të zhvillojë aftësitë e pjesëmarrësve për përkujdesje jashtë institucionale për personat me aftësi të kufizuara në shtëpi. Me procesin e deinstitucionalizimit në R.S. Maqedonia, institucionet ku kanë jetuar përfituesit po shndërrohen në shtëpi të vogla grupore dhe në komunitet për personat me aftësi të kufizuara. Me këtë mënyrë jetese humane për përdoruesit, nevojitet edhe trajnimi i kujdestarëve që do të punojnë për ofrimin e shërbimeve për një periudhë 24-orëshe në njësitë rezidenciale ku jetojnë personat me aftësi të kufizuar. Jetesa e mbështetur është një shërbim social që marrin një numër i madh personash me aftësi të kufizuara që nuk kanë përkujdesje familjare.

Programi zgjat 4 muaj dhe është i destinuar për personat që kanë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe duan të punojnë si kujdestare për të mbështetur jetesën e pavarur të personave me aftësi të kufizuara. Ai përbëhet nga 120 orë të shpërndara si

Pjesa teorike: 80 mësime programore interaktive me kohëzgjatje nga 90 minuta secila,
pjesa praktike: 40 mësime programore me kohëzgjatje nga 90 minuta secila

dedikuar për:

Bazat e kujdesit paliativ
Ndihmë dhe mbështetje në jetën e pavarur të një klienti me gjendje aktive, progresive dhe të avancuar
Bazat e llojeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar
Hyrje në procesin e deinstitucionalizimit dhe nevojën për të
Përgatitja e një plani personal për zhvillimin social të klientit-person me aftësi të kufizuara
Ndihmë dhe mbështetje në jetën e pavarur të personave me aftësi të kufizuara fizike, audio-vizuale dhe intelektuale

 

Pjesa teorike e programit dhe testet me shkrim do të zhvillohen në një dhomë të pajisur për mbajtjen e klasave për të rriturit, ndërsa pjesa praktike e programit do të zhvillohet në njësitë rezidenciale për banim me mbështetje 24 orëshe për personat me aftësi të kufizuar, të licencuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Верификацијата истекува во 11 Shtator, 2026

REZULTATET E PROGRAMËS

KRITERET PËR HYRJE NË PROGRAM

Personat mbi 18 vjeç. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.

KOHËZGJATJA E PROGRAMËS

KOHËZGJATJA E PROGRAMËS

Teoria

 

Numri total i orëve

80

Praktik

 
40

Vlerësimi

 
0

Numri total i orëve

120

ЛОГИРАЈ СЕ

Skip to content