Grimer

Ofruesit e shërbimeve

PËRSHKRIMI I PROGRAMËS

Programi Grimer” synon aftësimin profesional të kandidatëve në fushën e kozmetikës.

Programi i make-up artistit u mundëson pjesëmarrësve përmes mësimdhënies teorike dhe praktike të aftësohen për të krijuar në mënyrë të pavarur teknikat bazë të grimit, duke njohur teknikat sipas karakterit dhe llojit të fytyrës si dhe stilit të klientit; të identifikojë mjetet dhe materialet e grimit dhe t’i zbatojë ato në mënyrë korrekte; të trajnojnë veten për të organizuar hapësirën dhe punën në sallon dhe për të krijuar një komunikim të mirë me klientët dhe kolegët e tyre.

Aftësitë e fituara do t’i ndihmojnë pjesëmarrësit që të punësohen më lehtë dhe konkurrojnë në tregun e punës.

Programi i grimerit përbëhet nga 115 orë, nga të cilat 40 orë janë pjesa teorike dhe 75 orë pjesa praktike. Në zbatimin e programit do të aplikohen metoda moderne të mësimdhënies, të cilat do t’i mundësojnë kandidatit të vazhdojë aktivitetin gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit. Vlerësimi i arritjeve të kandidatëve do të bëhet përmes monitorimit dhe vlerësimit të njohurive dhe aftësive gjatë gjithë trajnimit, punës me gojë dhe me shkrim, praktike dhe provimit përfundimtar.

Mësimi do të zhvillohet në sallën e leksioneve dhe sallonin e kozmetikës, sipas Normativës për hapësirë, pajisje dhe mjete mësimore. Pjesa profesionale-teorike e programit të posaçëm do të zbatohet nga personeli pedagogjik me arsim të lartë të përfunduar, studimet e shkallës VII/1 për mjekësi. Pjesa praktike e programit special do të realizohet nga një estetiste me përvojë pune shumëvjeçare. Pas përfundimit me sukses të programit, i nënshtrohet një provimi përfundimtar, me të cilin pjesëmarrësi fiton një certifikatë Grimer.

Верификацијата истекува во 3 Mars, 2025

REZULTATET E PROGRAMËS

KRITERET PËR HYRJE NË PROGRAM

Është e nevojshme që pjesëmarrësit të kenë së paku arsim fillor dhe 15 vjeç. Niveli i dëshirueshëm i arsimit është një arsim tre ose katër vjeçar (në çdo profesion)

KOHËZGJATJA E PROGRAMËS

KOHËZGJATJA E PROGRAMËS

Teoria

 

Numri total i orëve

40

Praktik

 
75

Vlerësimi

 

Numri total i orëve

115

Data e verifikimit

03/03/2022

Скопје

ЛОГИРАЈ СЕ

Skip to content