Qëllimi parësor i programit “Grimer” synon aftësimin profesional të pjesëmarrësit në fushën e shërbimeve kozmetike për make-up dhe zbukurim në nivel profesional. Me ndihmën e programit, nëpërmjet mësimdhënies teorike dhe praktike në një sallon bukurie, si dhe në salla leksionesh, pjesëmarrësi do të njihet me organizimin e punës në sallone bukurie, me hapësirën e punës, pajisjet dhe inventarin. Do të zbatohet terminologjia profesionale dhe pjesëmarrësit do të njihen me detyrat e punës, me rregullat për siguri dhe mbrojtje në punë dhe shëndet.
Pjesa teorike do të realizohet nga personeli mësimor, sipas normës për personelin mësimor për edukimin profesional, ndërsa pjesa praktike do të realizohet nga një grimer profesionist. Kontrolli i pjesëmarrësit kryhet gjatë gjithë trajnimit, si dhe në përfundim të trajnimit në provimin përfundimtar.
Trajnimi zhvillohet me një kohëzgjatje prej 150 orësh, nga të cilat 35 orë mësim teorik dhe 115 orë praktike. Nga numri i përgjithshëm i mësimeve, 15 orë janë planifikuar për kontrollimin e njohurive. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësi do të pajiset me certifikatën “Grimer”.
Верификацијата истекува во 2 Shkurt, 2026