Qëllimi kryesor i programit është që pjesëmarrësi të fitojë njohuri, aftësi dhe kompetenca për diagnostikimin dhe servisimin e mosfunksionimeve të mjeteve motorike.
Mënyra e realizimit të programit është përmes trajnimeve praktike dhe teorike dhe çon në marrjen e certifikatës “Diagnostifikues i sistemeve mekatronike në automjete”.
Kohëzgjatja e programit është 300 orë, nga të cilat 90 orë janë trajnime teorike, 210 orë trajnime praktike në kushte reale të punës , dhe pjesa praktike me B.Sc. Ing. në inxhinieri mekanike, autoteknik – teknik mekatronikë (teknik mekanik për mjete motorike), me minimumi 5 vjet përvojë pune në profesion, i cili do t’i trajnojë pjesëmarrësit dhe do t’i mentorojë në zbatimin e pjesës praktike, ose një trajner me arsimin profesional pas të mesëm
Vlerësimi i arritjeve të pjesëmarrësve bëhet pas përfundimit të pjesës teorike përmes kontrollit të njohurive me test pas trajnimit teorik dhe pas përfundimit të trajnimit praktik pason provimi përfundimtar përmes të cilit do të bëhen aftësitë dhe kompetencat e fituara. të përcaktuara. Pas dhënies me sukses të provimit përfundimtar, pjesëmarrësit pajisen me certifikatën “Diagnostikues i sistemeve mekatronike në automjete”.
Верификацијата истекува во 9 Maj, 2025