Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Arsimin e të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 3/25), ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup shpall:

THIRRJE PUBLIKE

për përzgjedhjen e institucioneve që do të realizojnë programe për arsimin e të rriturve

 

ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup shpall thirrje publike për përzgjedhjen e institucioneve që do të realizojnë programe për arsim të mesëm për të rriturit që kanë përfunduar vetëm arsimin fillor, për komunat, sektorët dhe profilet në vijim:

  1. Në Komunën e Prilepit për realizimin e programit për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur:
  1. Në Komunën e Kumanovës për realizimin e programit për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur në gjuhën shqipe:
  1. Në Komunën e Kumanovës për realizimin e programit për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur:
    në gjuhën maqedonase:

dhe në gjuhën shqipe:

Institucionet e interesuara, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Arsimin e Mesëm dhe Ligjin për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta si vijon:

Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Arsimin e të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), shpenzimet për realizimin e programeve të arsimit të mesëm do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të drejtat dhe obligimet e ndërsjella, ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup dhe institucioni i përzgjedhur do të lidhin kontratë.

Institucioni që do të realizojë programet e arsimit të mesëm dhe pjesëmarrësit në këto programe do të lidhin kontratë për të drejtat dhe obligimet.

Konkursi zgjat dhjetë (10) ditë nga dita e publikimit në faqen e internetit të Qendrës për Arsimin e të Rriturve.

Bashkë me kërkesën duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni në vijim:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë të vërtetuara nga institucioni me nënshkrim dhe vulë.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në arkivin e:
ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup,
rr. “Dimitrie Çupovski” nr. 13,
1000 Shkup.

Dokumentet jo të plota dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim gjatë procedurës së vendimmarrjes.