Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Arsimin e të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 3/25), ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për përzgjedhjen e institucioneve që do të realizojnë programe për arsimin e të rriturve
ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup shpall thirrje publike për përzgjedhjen e institucioneve që do të realizojnë programe për arsim të mesëm për të rriturit që kanë përfunduar vetëm arsimin fillor, për komunat, sektorët dhe profilet në vijim:
- Në Komunën e Prilepit për realizimin e programit për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur:
- sektori bujqësi, peshkatari dhe veterinari – profili: agroteknik (60 pjesëmarrës);
- sektori kimi dhe teknologji – profili: teknik ushqimor (60 pjesëmarrës).
- Në Komunën e Kumanovës për realizimin e programit për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur në gjuhën shqipe:
- sektori ekonomi, drejtësi dhe tregti – profili: teknik ekonomik (34 pjesëmarrës);
- sektori ekonomi, drejtësi dhe tregti – profili: teknik juridik (34 pjesëmarrës);
- sektori tekstil, lëkurë dhe produkte të ngjashme – profili: tekstil për dizajn të veshjeve (32 pjesëmarrës).
- Në Komunën e Kumanovës për realizimin e programit për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur:
në gjuhën maqedonase:
- sektori elektroteknik – profili: elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë (60 pjesëmarrës);
dhe në gjuhën shqipe:
- sektori makineri – profili: teknik energjetik i makinerisë (40 pjesëmarrës);
- sektori elektroteknik – profili: elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë (40 pjesëmarrës);
- sektori elektroteknik – profili: elektroteknik energjetik (40 pjesëmarrës).
Institucionet e interesuara, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Arsimin e Mesëm dhe Ligjin për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta si vijon:
- të kenë realizuar mësim për profilet e lartpërmendura së paku pesë (5) vite;
- të disponojnë kuadër mësimor që do ta realizojë programin mësimor;
- të dorëzojnë orar për realizimin e mësimit me dinamikë për numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve të ndarë në klasa të përfshira për 4 vite nga plani mësimor;
- të dorëzojnë ofertë për mjetet e nevojshme për realizimin e programit për arsimin e të rriturve.
Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Arsimin e të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25), shpenzimet për realizimin e programeve të arsimit të mesëm do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për të drejtat dhe obligimet e ndërsjella, ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup dhe institucioni i përzgjedhur do të lidhin kontratë.
Institucioni që do të realizojë programet e arsimit të mesëm dhe pjesëmarrësit në këto programe do të lidhin kontratë për të drejtat dhe obligimet.
Konkursi zgjat dhjetë (10) ditë nga dita e publikimit në faqen e internetit të Qendrës për Arsimin e të Rriturve.
Bashkë me kërkesën duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni në vijim:
- Deklaratë për realizimin e mësimit;
- Deklaratë për kuadrin mësimor që do ta realizojë programin mësimor;
- Orar për realizimin e mësimit me dinamikë për numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve të ndarë në klasa të përfshira për 4 vite nga plani mësimor;
- Ofertë.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë të vërtetuara nga institucioni me nënshkrim dhe vulë.
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në arkivin e:
ISH Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup,
rr. “Dimitrie Çupovski” nr. 13,
1000 Shkup.
Dokumentet jo të plota dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim gjatë procedurës së vendimmarrjes.