Qëllimi kryesor i programit Estetisti për kujdesin e fytyrës dhe trupit është që pjesëmarrësi të fitojë njohuri dhe aftësi, kompetenca për aplikimin e teknikave bazë në kozmetikë për kujdesin e fytyrës dhe trupit, si dhe përdorimin korrekt të mjeteve, pajisjeve, produkteve kozmetike. dhe inventarit. Mënyra e realizimit të programit është nëpërmjet mësimdhënies teorike dhe trajnimit praktik dhe çon në marrjen e certifikatës për estetiste për kujdesin e fytyrës dhe trupit.
Kohëzgjatja e programit është 200 orë, nga të cilat 50 orë teori profesionale, 150 orë trajnim praktik. Programi do të realizohet për 2 muaj dhe çdo ditë pune për 4 orë.
Programi është i organizuar në 5 module.
Moduli 1. Planifikimi dhe organizimi i punës dhe hapësirës në sallon bukurie
Moduli 2. Struktura, funksioni i lëkurës
Moduli 3. Trajtime për fytyrën, qafën dhe dekoltenë
Moduli 4. Masazhi i trupit dhe depilimi i trupit
Moduli 5. Manikyr dhe pedikyr
Programi do të zbatohet në një hapësirë të pajisur me mjete vizuale për pjesën teorike dhe sallon kozmetike për pjesën praktike. Per realizimin e pjeses teorike do te perfshihet personeli mesimdhenes – person me studime te kryera ne mjekesi shkalla VII/1 ose 240 ECTS dhe ne pjesen praktike – estetist me te pakten 3 vite eksperience pune. Njohuritë dhe aftësitë kontrollohen gjatë trajnimit dhe në fund me një provim përfundimtar, i cili përbëhet nga një pjesë teorike – një test njohurish dhe një detyrë praktike. Kusht për marrjen e provimit përfundimtar është që pjesëmarrësit t’i kalojnë të gjitha modulet.
Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, pjesëmarrësi do të pajiset me certifikatë për trajnimin e punës për Mjekun Kozmetolog për kujdesin e fytyrës dhe trupit.
Programi ofron mundësinë për të avancuar në nivele më të larta.
Верификацијата истекува во 9 Maj, 2025