Drejtoresha e Qendrës për Arsimin e të Rriturve, Naime Islami Zeqiri, dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit, z. Adnan Ejupi, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të krijimit të më shumë mundësive për arsim, aftësim profesional dhe integrim më të lehtë të qytetarëve në tregun e punës.

Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për ofrimin e arsimit cilësor, avancimin e aftësive dhe krijimin e mundësive të reja për punësim.

Besojmë se përmes këtij partneriteti do të kontribuojmë në një sistem më efikas të mësimit gjatë gjithë jetës dhe në një lidhje më të mirë ndërmjet arsimit dhe nevojave të tregut të punës.

Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, më gjithëpërfshirëse dhe më të suksesshme.