Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe Qendra për Arsimin e të Rriturve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit të të rriturve, zhvillimit profesional dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.
Ky memorandum përfaqëson një angazhim të përbashkët për avancimin e cilësisë në arsim, harmonizimin e praktikave profesionale dhe shkëmbimin e përvojave ndërinstitucionale. Përmes këtij bashkëpunimi synohet krijimi i mundësive të reja për zhvillim, inovacion dhe ngritje të kapaciteteve në sistemin e arsimit të të rriturve.