Tryezë e rrumbullakët me temën: Mjedise Inovative të Mësimit
Më 17.09.2025, Qendra e Arsimit për të Rritur në Institucionin Publik organizoi tryezën e rrumbullakët me temën: “Mjedise Inovative të Mësimit” me qëllim që të iniciojë dialogun dhe veprimin e përbashkët të palëve të interesuara lokale nga sektori i arsimit për të përmirësuar ato ekzistuese dhe për të zhvilluar mjedise të reja të të nxënit që janë në përputhje me nevojat e të rriturve.
Një impuls hyrës për këtë temë dha Diana Huber – eksperte e BE-së nga Rumania, e cila prezantoi qasje, përvoja dhe trende të ndryshme aktuale nga vendet e BE-së dhe kështu i motivoi pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht në prezantimet e përvojave, sfidave të tyre dhe të ndajnë ide mbi domosdoshmërinë e ndërtimit të një sistemi arsimor për të rritur, të përshtatur për pjesëmarrësit e rritur në masat arsimore.
Një nga përfundimet kryesore që dolën është domosdoshmëria e veprimit në nivel lokal, duke rritur financimin e arsimit për të rritur dhe duke hapur mundësi dhe oferta arsimore për të gjithë, si dhe për përhapjen, promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mundësitë e të nxënit dhe rëndësinë e tyre për individin dhe shoqërinë në tërësi. Ky aktivitet u zbatua si pjesë e paketës së masave të projektit “Zbatimi i Agjendës Evropiane për Mësimin e të Rriturve në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur nga EACEA dhe i financuar nga Komisioni Evropian.