Qendra për arsimin e të rriturve, si kordinator nacional për implementimin të agjendës Europiane për arsimin e të rriturve, fitoi grant nga Agjencia ekzekutive europiane për arsim dhe kulturë- EUROPEAN EDUCATION AND CULTURE EXECUTIVE AGENCY (EACEA) për realizimin e projektit ,,Implementing priorities for the European Agenda for Adult Learning – National Coordinators for the implementation of the Agenda’’.

 

Qëllimi i këtij projekti është t’i përgjigjet sfidave aktuale në fushën e arsimit të të rriturve,siç është vetëdija e ulët dhe pjesmarrja në arsimin e të rriturve dhe arsimin gjatë gjithë jetës kontribut në përshpejtimin e proceseve aktuale për përmbushjen e objektivave strategjike kombëtare në arsimin e të rriturve, forcimin e kordinimit të përgjithshëm ndërmjet aktorëve relevant dhe fuqizimin në ndërtimin e sinergjisë për ndërhyrje të përbashkët, dhe në përputhje me prioritetet e përcaktuara në agjendën Europiane  për arsimin e të rriturve.

 

Masat e krijuara në kuadër të këtij projekti synojnë përmbushjen e objektivave në vijim:

1.Rritja e pjesmarrësve të të rriturit në arsimin e të rriturve për mësim gjatë gjithë jetës ndërmjet përmirësimit dhe krijimit të një mjedisi favorizues

2.Zvillim të tregut të punës ndërmjet aplikimit efektiv të strategjive inovative që lidhen me aftësitë dhe

3.Promovimi të dimensionit europian të arsimit të të rriturve.

 

Aktivitetet kyqe të cilat do të çojnë rezultatet në vijim:

-përpunimin e një strategjie të re për arsimin e të rriturve;

-digjitalizimin e procesit të verifikimit të programeve të posatshme për arsimin e të rriturve;

-trajnim të mësimdhënësve dhe trajnuesve të cilët japin mësim sipas programeve të verifikuar për arsimin e të rriturve ;

-forcimi të kapaciteteve të qendrave rajonale të sapoformuara për arsimin profesional dhe trajnim  (QRAPT);

-promovimi të vitit europian të aftësive dhe në Paktin për aftësi të nivelit nacional.

 

Projekti është dyvjeçar dhe do të realizohet në periudhën nga 01.01.2024 deri 31.12.2025