Drejtoresha e JU Qendrës për arsimin e të rriturve znj. Adelina Aliji më datë 22.03.2022 ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Shoqatës së qytetarëve për zhvillim social dhe ekonomik IN VIVO Shkup z. Dejan Stojanoviq. Lënda e këtij memorandumi është vendosja dhe organizimi i bashkëpunimit të ndërsjellë profesional dhe atë akademik ndërmjet dy palëve.
Bashkëpunimi mes dy palëve do të realizohet përmes organizmit të përbashkët dhe pjesëmarrjes në projekte nga fushat e mëposhtme:
- zhvillimi dhe prezantimi i programeve në edukimin joformal të përshtatshëm, të cilat do të përshtateshin sipas nevojave të tregut të punës,
- (ri)socializimi i qëndrueshëm i grupeve të margjinalizuara dhe të pambroajturve social të qytetarëve,
- afirmimi i Republikës së Maqedonisë së Verius si destinacion potencial turiskit dhe afarist,
- organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca, seminare, këshillime, seminare dhe takime të tjera profesionale dhe akademike,
- shkëmbimin e përvojave në organizimin e punës arsimore dhe shkencore,
- shkëmbimi i literaturës teknike dhe shkencore;
fusha të tjera me interes të përbashkët.