Sot me datë 28.10.2019, në hapësirat e Qendrës për arsimin e të rriturve, drejtoresha znj.Lindita Qazimi dhe drejtori i SH.M.Q.SH “Cvetan Dimov” z.Visar Duraku nënshkruan kontratën për fillimin e projektit-Arsim profesional për të rritur. Me këtë projekt u mundësojmë qytetarëve mundësi të shumta në tregun e punës dhe avansim në vendet e tyre të punës.
Projekti finansohet nga Qendra për arsimin e të rriturve dhe implementohet nga shkolla në fjalë.