Në kuadër të aktiviteteve të zbatimit kombëtar të agjendës evropiane për arsimin e të rriturve në periudhën nëntor 2017 – dhjetor 2019, Qendra për arsimin e të rriturve si koordinator kombëtar, është duke realizuar projektin : ” Koordinatori Kombëtar për Planin e Punës në arsimin e të Rriturve : Maqedoni. Më konkretisht, në kuadër të projektit, parashikohen aktivitetet e mëposhtme:
- Zhvillimin e standardeve, një portofol për aplikantët për validimin e të arsimit informal dhe joformal (VAJI), programet dhe materialet për këshilltarët e validimit,
- Trajnimi i 10 trajnerëve të këshilltarëve për VAJI
- Mbajtja e një punëtorie për ngritjen e vetëdijes në mesin e 20 përfaqësuesve të partnerëve kryesorë me qëllim njohjen e tyre me parimet kryesore të qendrës dhe forcimin e bashkëpunimit institucional,
- Plotësimi i bazës së të dhënave me pjesën e validimit.
Në kuadër të projektit, një nga aktivitetet e zbatimit të projektit është vizita studimore me qëllim analizimin e praktikave më të mira nga vendet e BE-së.
Në periudhën prej 06.10.2019 deri më 10.10.2019 u zhvillua vizitë studimore në Bukuresht,Rumani ku u realizuan disa takime:Marianne Matache – Presidente e Shoqatës Euro Adult Education Association, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Qendra për VAJI – “AsociatiaInapoi la muncă” (ASIM).