Sot më 17.07.2019 në Komunën e Çairit dhe Sarajit përfundoi me sukses projekti për arsimin profesional për të rritur, finansuar nga Qendra për arsimin e të rriturve. Në projekt kanë qenë të përfshirë 272 qytetarë nga Komuna e Çairit dhe 250 qytetarë nga Komuna e Sarajit në drejtim ekonomik-profili teknikë për marketing dhe tregëti. Qëllimi i projektit është që t’ua mundësojë qytetarëve t’i përgjigjigjen kërkesava të tregut punës dhe për të qenë pjesë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ky lloj projekti nga Qendra për arsimn e të rriturve ka filluar që në vitin 2009 dhe deri më tani pjesmarrës kanë qenë 2945 qytetarë nga Komuna të ndryshme( Haraçinë, Prilep, Çair, Tetovë, Gostivar, Tearcë dhe Kumanovë)