Më 05.06.2019 drejtoresha e Qendrës për Arsimin e të Rriturve znj. Lindita Qazimi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë, Qendrës për arsimim të të rriturve dhe organizatës Zvicërane për arsimimin e të rriturve. Me nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim do të bëhet e mundur:
- krijimi i një partneriteti ndërmjet nënshkruesve,
- promovimi i arsimit joformal dhe të mësuarit gjatë jetës,
- vendosja e bashkëpunimit të arsimit joformal me sektorin privat,
- përmirësimin e cilësisë të mësimit joformal,
- rritjen e aftësive dhe kompetencave të të rinjëve dhe të rriturve me qëllim rritjen e konkurrences së tyre në tregun e punës. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve mundësohet nga njësia e proektit të proektit Arsimimi për punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк).