Në kuadër të aktiviteteve të zbatimit kombëtar të agjendës evropiane për arsimin e të rriturve në periudhën nëntor 2017 – dhjetor 2019, Qendra për arsimin e të rriturve si koordinator kombëtar, është duke realizuar projektin : ” Koordinatori Kombëtar për Planin e Punës në arsimin e të Rriturve : Maqedoni. Më konkretisht, në kuadër të projektit, parashikohen aktivitetet e mëposhtme:
- Zhvillimin e standardeve, një portofol për aplikantët për validimin e të arsimit informal dhe joformal (VAJI), programet dhe materialet për këshilltarët e validimit,
- Trajnimi i 10 trajnerëve të këshilltarëve për VAJI
- Mbajtja e një punëtorie për ngritjen e vetëdijes në mesin e 20 përfaqësuesve të partnerëve kryesorë me qëllim njohjen e tyre me parimet kryesore të qendrës dhe forcimin e bashkëpunimit institucional,
- Plotësimi i bazës së të dhënave me pjesën e validimit.
Në kuadër të projektit, një nga aktivitetet e zbatimit të projektit është vizita studimore me qëllim analizimin e praktikave më të mira nga vendet e BE-së.
Në periudhën prej 04.06.2019 deri më 07.06.2019 u zhvillua vizitë studimore në Sofje, Bullgari, ku u realizuan disa takime: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shoqata Industriale Bullgare, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari, Shkolla e Mesme Profesionale e Turizmit, Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Agjencia e Punësimit.