Në 31 maj u mbajt trajnimi për rritjen e vetëdijes për procesin e vlefshmërisë së mësimt joformal dhe informal VMJF për faktorët relevant në fushën e arsimit për të rritur në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i këtij trajnimi është të ngritet vetëdija për rolin dhe rëndësinë  e vlefshmërisë së mësimit joformal dhe informal. Me qëllim që të përfshihen më shumë palë, morën pjesë përfaqsues të institucioneve relevante nga vendi, të cilët u informuan për rëndësinë e procesit dhe rolet e të gjithë faktorëve në VMJF.

Me anë të qasjes interaktive, me punë në grupe u përfshinë temat vijuese: Dobia dhe logjika e vlefshmërisë së mësimit joformal dhe informal, Cilësia në VMJF, Përgjegjësia dhe zbatimi në procesin e VMJF,  Rolet e palëve (faktorëve), si dhe dokumentet më të reja nga politika evropiane që kanë të bëjnë me mjedisin. Trajnimin  e realizoi eksperti për vlefshmëri Anni Kartunen nga Finlanda.

Ky trajnim është një ndër aktivitetet e projektit Plani për punë i kordinatorit kombëtar për mësimin me të rritur i cili zbatohet nga institucioni publik Qendra për arsim për të rritur dhe financiarisht mbështet nga ERASMUS + programi e Bashkimit Evropian. Pas 2 vitësh kohëzgjatje të suksesshme i njëjti mbaron në dhjetor 2019.

Qëllimi kryesor i projektit është të mbështetet vendosja e sistemit kombëtar për vlefshmërinë  e mësimit joformal dhe informal (VMJF), duke i kushtuar vëmendje fazave të identifikimit dhe dokumentacioinit. Për arritjen  e qëllimit të projektit janë realizuar aktivitete të ndryshme për zhvillimin e standardeve, portofoleve për kandidatët, si dhe programë dhe materiale për mësim të trajnuesve për këshilltar për VMJF.