Në kuadër të aktiviteteve të zbatimit kombëtar të agjendës evropiane për arsimin e të rriturve në periudhën nëntor 2017 – dhjetor 2019, Qendra për arsimin e të rriturve si koordinator kombëtar, është duke realizuar projektin : ” Koordinatori Kombëtar për Planin e Punës në arsimin e të Rriturve : Maqedoni. Më konkretisht, në kuadër të projektit, parashikohen aktivitetet e mëposhtme:

Në kuadër të projektit, një nga aktivitetet e zbatimit të projektit është vizita studimore me qëllim analizimin e praktikave më të mira nga vendet e BE-së.

Drejtoresha dhe një pjesë e punonjësve të Qendrës për Arsimin e të Rriturve, të angazhuar edhe në zbatimin e projektit,morën pjesë në konferencën VPL Biennale më 06-09.05.2019 në Belrin,Gjermani.

Në konferencë morën pjesë 40 shtete me 300 përfaqsues,pjesë e konferencës ishin edhe seminare gjegjësisht grupe pune në të cilat punuam bashkë në deklaratën për Validimin e njohurive paraprake,u dhanë mendime,sugjestione dhe në fund u votua për dokumentin final.

Kjo konferencë/seminar ishte shumë I rëndësishëm për ne pasiqë do të na ndihmoj në finalizimin e ligjit dhe procedurave për Validimin e arsimit joformal dhe informal në R.e Maqedonisë së Veriut.