IP Qendra për Arsimin e të Rriturve, me përkrahjen e Qendrës për Mësimin gjatë gjithë jetës, organizoi një trajnim pesë-ditor për vlerësuesit në procesin e validimit të arsimit joformal dhe informal. Trajnimi u dedikohet personave nga arsimi dhe profesionistët nga tregu i punës, të cilët do të marrin pjesë në pilot procesin e VAJI vitin e ardhshëm.

IP Qendra për Arsimin e të Rriturve nga viti 2014 po punon në krijimin e një sistemi të VAJI në Republikën e Maqedonisë. Deri më tani janë përgatitur disa dokumente, janë organizuar trajnime të stafit dhe është duke u përgatitur legjislacioni për procesin e validimit. Procesi përmban fazat e: identifikimit, dokumentimit, vlerësimit dhe certifikimit, dhe vlerësuesit e trajnuar do të përfshihen në fazën e tretë, vlerësimin.

Trajnimi u krye nga Anni Kartunen, një ekspert për validimin e mësimit joformal dhe informal, nga Finlanda.

Në periudhën e ardhshme, IP Qendra për Arsimin e të Rriturve do të organizojë trajnime shtesë për këshilltarët dhe vlerësuesit për nevojat e sistemit të validimit.