Në periudhën prej 25.09 deri 28.09.2018 u realizua vizitë studimore me mysafirët nga Bosnja dhe Hercegovina e organizuara nga Qendra e të mësuarit gjatë gjithë jetës – Shkup dhe Zyra e DVV International në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qëllimi i vizitës është që përfaqësuesit e arsimit për të rriturit nga BH, të njihen me sistemin e arsimit për të rriturit në R.Maqedonisë. Ky shkëmbim përvojash përfshin institucionet si Ministritë e Arsimit, IP Qendra për arsimin e të rriturve, Shkollat ​​profesionale, ofruesit e akredituar private që realizojnë arsimim jo-formal si dhe organizatat jo-qeveritare.

IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup ishte institucioni i parë në të cilin ndaluan mysafirët nga BH. Fjalim hyrës dhe përshëndetës pati drejtoresha e IP Qendrës për arsimin e të rriturve znj. Lindita Qazimi e cila u shoqërua edhe me prezentime nga të punësuarit e QARr për: Roli i Qendrës, Procesi i verifikimit të programeve për të rriturit, Sistemi i validimit të njohurive paraprake, etj. Takimi pati karakter interaktiv dhe pjesmarësit patën mundësin e shkëmbimit të përvojave të tyre.
Vizita është mbështetur nga DVV International nga Bon i Gjermanisë