Drejtoresha e Qendrës për Arsimin e të Rriturve – Shkup dhe delegacion nga Maqedonia në periudhën nga 17 deri më 20 prill 2018 morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërtojmë Ura në Arsimin e të Rriturve 2018, që u mbajtë në Biograd të Kroacisë. Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit dhe qëllimi i konferencës ishte njohja me gjendjen e arsimit të të rriturve për secilin vend pjesëmarrës.