Në Nëntor 2015, Qendra për arsimin e të rriturve, si Kordinator Kombëtar për zbatimin e Agjendës Europiane për arsimin e të rriturve, realizoi projektin Erasmus + “Mbështetje për krijimin e politikave në arsimin e të rriturve”. Ky projekt është në kuadër të Veprimit të Kordinatorëve Kombëtar për zbatimin e Agjendës Europiane për arsimin e të rriturve. Si rezultat i këtij projekti, u zhvillua bazë të dhënash( Sistem informativ) për ofruesit e shërbimeve dhe programet e posaçme për arsimin e të rriturve, gjegjësisht trajnimet që zhvillohen në Republikën e Maqedonisë.
Gjithashtu ky sistem informativ do të mundësoj të kemi një pasqyrë më reale se çfarë trajnimesh ofrohen nga ofruesit e shërbimeve, çfarë kualifikimesh kërkohen nga tregu i punës, dhe çfarë trajnime kanë mundësi të ndjekin personat e interesuar.
Prezentimi i Sistemit informativ para palëve të përfshira sot në Shkup, ditët në vijim vazhdon në: Tetovë, Gostivar, Strumicë, Manastir, Shtip

Lini një Përgjigje