Në këtë Konferencë morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të Europës, duke përfshirë politikëbërës,ekspertë që punojnë në implementimin e proceseve të validimit, studiues dhe pjesmarës të tjerë. Konferenca u mbajt në Selanik, Greqi, 28 dhe 29 nëntor 2016, e cila u organizua nga CEDEFOP.
Qëllimi i kësaj konference ishte për të ndarë përvojat në lidhje me vlerësimin e mësimit jo-formal dhe informal, për të cilën shumica e pjesëmarrësve u pajtuan se është një nga prioritetet për uljen e papunësisë, përmirësimin e kualifikimeve të të rriturve si dhe për të rritur cilësinë e jetesës.
Temat kryesore të konferencës ishin:
– Validimi i emigrantëve
– Validimi për të papunët ose të atyre që janë në rrezik për të qenë të papunë
– Validimi i të rriturve me kualifikim të ulët
– Validimi për të punësuarit
Në Konferenë morën pjesë pesë përfaqësues të Qendrës për arsimin e të rriturve dhe dy përfaqësues të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës.