Në këtë Konferencë morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të Europës, duke përfshirë politikëbërës,ekspertë që punojnë në implementimin e proceseve të validimit, studiues dhe pjesmarës  të tjerë. Konferenca u mbajt në Selanik, Greqi, 28 dhe 29 nëntor 2016, e cila u organizua nga CEDEFOP.

Qëllimi i kësaj konference ishte për të ndarë përvojat në lidhje me vlerësimin e mësimit jo-formal dhe informal, për të cilën shumica e pjesëmarrësve u pajtuan se është një nga prioritetet për uljen e papunësisë, përmirësimin e kualifikimeve të të rriturve si dhe për të rritur cilësinë e jetesës.

Temat kryesore të konferencës ishin:

– Validimi i emigrantëve

– Validimi për të papunët ose të atyre që janë në rrezik për të qenë të papunë

– Validimi i të rriturve me kualifikim të ulët

– Validimi për të punësuarit

Në Konferenë morën pjesë pesë përfaqësues të Qendrës për arsimin e të rriturve dhe dy përfaqësues të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës.

Lini një Përgjigje