Shkup, 27 maj2016: Përfaqësuesit e ministrive përkatëse, sektori jo qeveritar dhe akademikët, morën pjesë në takimin e dytë të ekspertëve për operacionalizimin e Konceptit për arsim fillor të të rriturve. Diskutimet rreth propozim programeve dhe testeve janë me qëllim që t`iu ndihmohet të rriturve të cilët kanë nevojë të pajisen me kompetenca të reja që të arin më lehtë deri tek punësimi, dhe më lehtë të kyçen në rrjedhat shoqërore.
“Nevoja për të pasur qasje të re deri tek arsimi fillor i të rriturve del nga përgatitja e një pjese të madhe të popullatës të kyçet në rrjedhat moderne të jetesës së shoqërisë.  
Në periudhën e kaluar, të gjithë faktorët relevant punuan në krijimin e disa dokumenteve me koncept dhe atyre strategjike. Tërë kjo, ndihmon që Republika e Maqedonisë të dallohet si pionier  në regjion, në modernizimin dhe përsosjen e modeleve për arsimim të të rriturve”. –theksoi Lindita Qazimi, Drejtor në Qendrën për arsimin e të rriturve.
Nevoja dhe patjetërsimi për modernizimin e modeleve për kyçje të të rriturve në procesin arsimor rrodhi nga niveli i ulët i arsimimit tek popullata në përgjithësi dhe pamundësia për kyçje aktive në rrjedhat moderne shoqërore. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 18% e popullatës mbi moshën 15 vjeçe është pa arsim fillor të mbaruar. Treguesit bëjnë të ditur, shkaku i stilit të jetesës tradicionale, grat, Romët, personat me pengesa në zhvillim dhe kategoritë tjera të prekshme më së paku e realizojnë këtë të drejtë elementare të tyre.
Është e patjetërsueshme që t`iu ndihmohet që ta përfundojnë arsimin fillor që t`iu mundësohet kyçje aktive në jetën socio ekonomike të vendit.
“E drejta për të mësuar është një nga të drejta themelore universale e secilit individ”, theksoi përfaqësuesi i përhershëm i UNDP, Luiza Viton. “Shoqëria mund të jetë e barabartë në konkurrencë vetëm atëherë kur do ua mundësojë të gjithëve, të arrijnë, të krijojnë dhe implementojnë dituri. UNDP është tërësisht e përkushtuar në sigurimin e inkluzivitetit dhe arsimit kualitativ e cila është në mënyrë të barabartë me qasje për të gjithë, si dhe të promovojë mësim gjatë tërë jetës për të gjithë”.

Lini një Përgjigje