Më 8 dhe 9 mars drejtoresha e Qendrës për arsimin e të rriturve, Lindita Qazimi, mori pjesë në punëtorinë për përforcimin e organizuar dhe planifikimin strategjik të aktiviteteve të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës. Me qëllim të arritjes së qëllimit të qartë për pozitën e Qendrës në vitin 2020, në korniza të punëtorisë është analizuar zhvillimi i tërësishëm deri më tani i arsimit të të rriturve në Republikën e Maqedonisë dhe rolin e DVV International, gjegjësisht, Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës, në të njëjtën/ në procesin e planifikimit të qëllimeve të ardhshme, u morën parasysh gjitha trendët që ndikojnë në arsimimin e të rriturve në Republikën e Maqedonisë, si dhe planet e ardhshme dhe strategjitë e nivelit nacional në këtë lëmi.
Me qëllim të vërtetimit të rolit të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës, si një nga partnerët kyç në sistemin e përgjithshëm të zhvillimit të arsimit të të rriturve në Maqedoni, në punëtori morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Qendra për arsimin e të rriturve, si dhe përfaqësuesi i universitetit të hapur të qytetarëve Joshka Sveshtarot nga Strumica.
Punëtorinë e drejtori eksperti gjerman Johan Tapfer, ndërsa e njëjta ishte e përkrahur edhe nga DVV INternational.