Eveniment i organizuar me rastin e fillimit të realizimit të Programit për arsimin e të rriturve në komunën e Cairit, më datë 26 shtator 2012 në orën 12:00, në hapësirat e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” -Cair, Shkup.

Qëllimi i këtij programi është përfundimi i shkollës së mesme profesionale në komunën e Cairit, i cili do tju mundësoj pjesëmarrësve të programit të fitojnë kualifikime përkatëse  me c’rast do të bëhen më konkurrues në tregun e punës. Ky program është vazhdim i iniciativës tashmë të filluar prej disa vitesh në komunën e Aracinës për përfundimin e shkollës së mesme.

Në këtë eveniment do të marrin pjesë drejtoresha e Qendrës për arsimin e të rriturve znj. Lindita Qazimi, kryetari i komunës së Cairit z.Izet Mexhiti, drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” z.Shaip Zeneli dhe përfaqësues nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Lini një Përgjigje