Qendra për arsimin e të rriturve në bashkëpunim me DVV Internacional – Shkup në kuadër të manifestimit të” Ditët e të mësuarit gjatë gjithë jetës” organizoi një konferencë me titull – ‘Rruga për një të ardhme më të mirë’.Në këtë konferencë do të marin pjesë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni,përfaqësues nga qendra e arsimit profesional nga Mali i Zi, përfaqësues nga Universiteti Kombëtar i Gjermanisë KAM., Ministria e Arsimit dhe Shkencës, universitetet e hapura qytetare. Brenda kësaj konference,do të organizohen tri punëtori:

 

1) “Njohja e arsimit jo-formal për të rritur”, Liljana Gariq IP Qendra për Arsimin e të Rriturve,Arsimi Profesional , Podgoricë, Mali i Zi

2) “Financimi arsimit për të rritur”, Winfried Elvanger, Drejtor i Universitetit Kombëtar KAM, Gjermani

3) “Arsimimi fillor i të rriturve “, Jean-Luc Selie, Këshilltar rezident i Twining(binjakëzimi)IPA projektit: “Mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për arsimin e të rriturve, zhvillimin e programeve arsimore për të rriturit dhe të shkrim- leximit si dhe përfundimin e arsimit fillor edukimi për personat e përjashtuar “

Lini një Përgjigje