Në hapësirat e Qendrës për Arsimin e të Rriturve u ndanë certifikata për 32 vlerësues të gjeneratës së tretë dhe 2 këshilltarë të gjeneratës së dytë, të cilët përfunduan me sukses trajnimin e zhvilluar nga 9 deri më 15 shtator 2026.

Me këtë gjeneratë të re vazhdon zgjerimi dhe forcimi i rrjetit të profesionistëve që do të kontribuojnë në procesin e njohjes dhe vlerësimit të njohurive, aftësive dhe përvojës së fituar jashtë sistemit të arsimit formal.

Validimi i arsimit joformal dhe i të mësuarit informal përbën një proces të rëndësishëm që njeh dhe vlerëson njohuritë, aftësitë dhe përvojën që individët kanë fituar gjatë jetës dhe punës.

Urime të gjithë vlerësuesve dhe këshilltarëve të certifikuar!

U dëshirojmë shumë sukses në zhvillimin e tyre profesional dhe besojmë se puna, përkushtimi dhe ekspertiza e tyre do të kontribuojnë në krijimin e mundësive të reja për shumë qytetarë dhe në forcimin e mëtejshëm të sistemit të të mësuarit gjatë gjithë jetës.