Bazuar në Planin Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2026, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën 3.2 Trajnime për profesione të kërkuara në tregun e punës, Qendra Publike e Arsimit të të Rriturve – Shkup, më datë 24.09.2026 shpall

SHPALLJE PUBLIKE

për ofrues të verifikuar të trajnimeve

Shkarko aplikimin

 

Qendra Publike e Arsimit të të Rriturve – Shkup shpall njoftim publik për përzgjedhjen e ofruesve të verifikuar të trajnimeve për arsimin e të rriturve, për realizimin e masës Trajnime për profesione të kërkuara, në kuadër të Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2026.

Në Njoftimin Publik mund të aplikojnë ofrues të verifikuar të trajnimeve, të cilët do të realizojnë programet e mëposhtme sipas qyteteve:

Ofruesit e interesuar dhe të verifikuar duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Ofruesit e interesuar dhe të verifikuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

Ofruesit e interesuar dhe të verifikuar, të cilët do të përzgjidhen për realizimin e trajnimeve, do të marrin 30.000,00 denarë kompensim financiar për çdo person të trajnuar.

Mjetet e nevojshme për realizimin e masës Trajnime për profesione të kërkuara financohen nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet më së voni deri më 03.10.2026, në arkivin e:

Qendrës Publike të Arsimit të të Rriturve – Shkup

Rr. Dimitrie Çupovski nr. 13
1000 Shkup

Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim për vendimmarrje.

Qendra Publike e Arsimit të të Rriturve – Shkup