Pata kënaqësinë të jem pjesë e një momenti të veçantë në Komunën e Bogovinës – shpërndarja e 100 diplomave për pjesëmarrësit në projektin “Arsim i mesëm profesional për të rritur”, të realizuar nga shkolla “Mosha Pijade” – Tetovë, me mbështetje nga Qendra për Arsimin e të Rriturve.
Si drejtoreshë e kësaj Qendre, ndihem krenare për suksesin e këtij projekti që kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve profesionale të qytetarëve tanë dhe fuqizimin e tyre në tregun e punës.
Urime të gjithë të diplomuarve dhe suksese në rrugëtimin tuaj profesional!
Qendra për Arsimin e të Rriturve do të vazhdojë të mbështesë projekte që sjellin zhvillim dhe mundësi reale për komunat tona.