Sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit midis Qendrës për Arsimin e të Rriturve dhe Agjencisë për Punësim, të përfaqësuar nga drejtori z. Selajdin Beluli.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rriturve përmes programeve arsimore dhe mundësive për integrim në tregun e punës.
Si drejtoreshë e Qendrës, besoj se përmes partneriteteve të tilla do të mundësojmë më shumë qasje, përfshirje dhe zhvillim për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për një shans të ri.
 
															 
															