Bazuar në nenin 22 të Ligjit për arsimin e të rriturve (,,Gazeta zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ nr.3/25) IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup Shpall
SHPALLJE PUBLIKE
për zgjedhje të personave profesional për anëtar të komisionit për verifikim të programeve të posatshme për arsimin e të rriturve dhe akreditim të institucionit për arsimin e të rriturve
IP Qendra për arsimin e të rriturve Shkup shpall konkurs publik për regjistrim në bazë të personave profesional për evualvim të programeve të posatshme të parashtruara. Një person mund të jetë i regjistruar në bazë të personave profesional në sektoret e shumta në qoftëse paraqet ankesë dhe i plotëson kushtet të vërtetuara me Ligj për arsimin e të rriturve.
Personat profesional kanë për detyrë:
- Të evualvojnë dhe të japin mendim profesional për programet e posatshme të parashtruara,në përputhje me Rregulloren për mënyrën e verifikimit të programeve të posatshme për arsimin e të rriturve;
- Të kryen kontrolle të plotësimit të normave dhe standardeve për hapsirë, paisje dhe kuadër gjatë kërkesës së parashtruar për akreditim të institucionit.
Për punën e kryer, personat profesional do të marrin kompensim në përputhje me Vendimin për shumën e kompensimit për evualvimin e bërë dhe dhënien e mendimit profesional, e miratuar nga Ministri i arsimit dhe shkencës.
Sektorët për të cilët Qendra ka nevojë nga persona profesional:
- Gjeologji, miniera dhe metalurgji
- Ndërtimtari dhe gjeodezi
- Dizajn grafik
- Ekonomi,juridik dhe tregti
- Elektroteknik dhe teknologji informatike
- Shëndetsi dhe mbrojtje sociale
- Bujqësi,peshkatari dhe veterinari
- Shërbime tjera dhe personale
- Makineri
- Trafik,transport dhe magazin
- Tekstil,lëkurë dhe produkte personale
- Hotieleri dhe turizëm
- Kimi dhe teknologji
- Pylltari dhe përpunim të drurit
- Sport dhe rekreacion
- Art
Kushtet për aplikim
Regjistrimi në bazë të anëtarëve profesional në bazë të aplikimit të paraqitur nga Qendra pas së cilës paraqiten prova për përmbushjen e kushteve të mëposhtme:
- Mësëpaku arsimin e lartë nga fusha të programës së posatshme të parashtruar për verifikim dhe
- Mësëpaku pesë vjet përvojë pune në mësimdhënie në fushën e programës së posatshme të parashtruar ose mësëpaku dhjetë vjet përvojë pune në të njejtën fushë.
Plotsimin e kushteve e vërteton Komisioni për zgjedhje të personave profesional ,të formuar nga drejtori i Qendrës. Drejtori sjellë vendim për zgjedhje dhe regjistrim të personave profesional në bazë.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzijnë Aplikim për zgjedhje të personave profesional dhe argumenteve për plotsim të kushteve të lartpërmendura për aplikim.
Afati i aplikimit
Aplikimi vlenë nga 31.12.2025 (ora 23:59)