REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
Në bazë të Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën 3.2. Trajnim për profesione të kërkuara në tregun e punës, IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup më datë 29.08.2025 publikon
SHPALLJE PUBLIKE
deri te zbatuesit e verifikuar të trajnimit
IP Qendra për arsimin etë rriturve-Shkup publikon shpallje publike për zgjedhje të institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve për arsim për të rriturit për realizim të masës 3.2 Trajnim për profesione të kërkuara, në kornizë të Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025. Në Shpalljen publike mundë të paraqiten ofruesit e verifikuar të trajnimit të cilët i realizojnë programet e mëposhtme sipas qyteteve:
-Kuzhinier-Shkup, Strugë, Tetovë, Gostivar
-Rrobaqepës-Shkup, Shtip
-Asistent personal për persona me shikim të dëmtuar-Shkup
-Kujdestar/e për jetë të pavarur të personave me aftësi të kufizuar-Shkup
-Instruktor fitnesi-Shkup
-Zgjatja e qerpikëve-Shkup
-Operator i eskavatorit ngritës-Negotinë
-Kujdestar për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara-Tetovë
-Asistent kujdesi për personat me sëmundjen e Alchajmerit-Manastir
-Parukier-Kumanov, Strumicë
-Saldues manual me elektrolit dhe me flakë-Shtip
-Grimer-Tetovë,Shtip
-Montues i sistemeve solare dhe me ujë të ngrohtë-Tetovë
-Kujdestar/re për fëmijë-Tetovë, Shtip
– Estetist për kujdesin e fytyrës dhe trupit-Manastir
– Bukëpjekës-Shkup
– Stilist veshjesh-Veles
-Saldues me argon-Veles
-Nëpunës kontabiliteti-Shtip
– Përgatitës picash-Shkup,Gostivar
– Prodhues i produkteve të qumshtit-Kumanovë
-Tregtar dixhital-Shkup,Manastir
-Zjarrfikës-Manastir
Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:
- Të kenë vendim për verifikim për programin e lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Të kenë vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:
- Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne web faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (https://bit.ly/цов-пријава)
- Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
- Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadër profesional që do të realizojnë programin;
- Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnimet do të realizohen nësë do të ketë numër të mjaftueshëm të personave të paraqitur si të papunë në shpalljen publike i cili do të shpallet nga ana e Agjensionit për punësim i Maqedonisë së Veriut.
Trajnuesit e përzgjedhur për realizim të trajnimeve të cilët do te selektohen për kryerjen e trajnimit do të marrin shumë prej 30.000,00 denarë për çdo person të trajnuar. Mjetet e nevojshme për realizimin e masës Trajnim për profesione të kërkuara janë finansuar nga Buxheti të Agjensisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dokumentacioni i nevojshëm të dorëzohet më së voni deri me 12.09.2025 deri te arkivi të:
IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup
rr.Dimitrie Çupovski nr.13
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.
IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup