Më 26.05.2025, drejtori i Institucionit Publik Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup, Sadudin Sadiki, dhe udhëheqësi i Shoqatës Arsimore “Edu Skills” – Kriva Palanka, Dobri Jovevski, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim hap mundësi të reja për zhvillim dhe pjesëmarrje në aktivitete që synojnë arsimin dhe përvetësimin e aftësive praktike tek popullata e rritur – një hap drejt rritjes personale dhe shanseve më të mira në tregun e punës. Investimi në arsimin e të rriturve është një investim në një shoqëri më inovative, gjithëpërfshirëse dhe të përgatitur.