Njëra nga aktivitetet qëndrore në kuadër të proektit ,,Implementimi i agjendës Europiane për mësimin e të rriturve në Maqedoninë e Veriut’’ të cilën e realizon Qendra për arsimin e të rriturve si kordinator kombëtar për Implementimin е agjendës Europiane për arsimin e të rriturve, është edhe përpunimi i Strategjisë së re për arsimin e të rriturve 2025-2030.
Kjo masë ka për qëllim që të jep mbështetje Këshillit për arsimin e të rriturve si organ kompetent për planifikim strategjik, me çka ky dokument qëndror do të jep kontribut drejt përcaktimit strategjik afatmesëm të politikave, me synim rritjen e pjesëmarrjes së të rriturve në arsimin e të rriturve dhe mësimit gjatë gjithë jetës, duke përmirësuar kushtet kornizë dhe duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të mësuar, në përputhje me prioritetet gjithëpërfshirëse kombëtare në arsim, si dhe me tendencat europiane.
Gjatë muajit shtator, filloi procesi i konsultimeve me palët përkatëse. Në fazën e parë u përmlodhën informacionet dhe njohuritë e një game më të gjerë të profileve të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, lidhur me sfidat dhe pikat kryesore që duhet ti pëfshijë Strategjia.
Në periudhën 23-27.09.2024 Eu. ekspertja Ani Kartunen bëri vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut në kuadër të takimeve dypalëshe dhe tripalëshe.
Më 24 dhe 25 Shtator u organizuan dy puntori në kuadër të të cilave përmes konsultimeve të thelluara me Këshillin për arsimin e të rriturve dhe me grupin punues e përbërë nga aktorë përkatës në arsimin e të rriturve, u përcaktuan strukturat, qëllimet, vizionet dhe misioni i Strategjisë së re.
Procesi i konsulltimeve do të vazhdojë deri në fund të vitit për të cilën është planifikuar përgatitja e versionit të parë të dokumentit strategjik, me synim që të finalizohet në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.