Republika e Maqedonisësë Veriut

IP Qendra për arsimin e të rriturve

Në bazë të Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2019-të, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën 3.3 A Pilot trajnime për profesione të kërkuara në regjionin e Strumicës, të financuar nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup më datë 08.08.2019 publikon

SHPALLJE PUBLIKE

IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup publikon shpallje për zgjedhje të institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve  për arsim për të rriturit për realizim të masës 3.3APilot trajnime për profesione të kërkuara në regjionin e Strumicësnë kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2019-të.

Në shpalljen publike mund të paraqiten institucionet të cilat do ta realizojnë programin  në vijim:

-Hotelier-shërbyes,

-Make-up artist,

-Pedykir-manikir,

-Drejtues eskavatori, makina për ngarkim dhe bulldozer,

-Nëpunës kontabiliteti,

-Kujdestarë  për fëmijë me nevoja të posaçme,

-Kujdestarë  për fëmijë,

Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:

  1. Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne ëeb faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (www.cov.gov.mk)
  2. Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
  3. Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadër profesional që do të realizojnë programin;
  4. Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
  5. Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Trajnuesit e interesuar të cilët do të jenë të perzgjedhur për realizim të trajnimeve do të marrin 30.000,00 denarë për çdo person të trajnuar.

Mjetet e nevojshme për realizimin e masës aktive 3.3A.Pilot trajnime për profesione të kërkuara në regjionin e Strumicës janë të siguruara nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Kërkesa së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet më së voni deri më 30.08.2019 deri në arkivin e:

IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup

rr.Dimitrie Çupovski nr.13

 1000 Shkup

Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.

IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup

Ketu mund ta merni Paraqitjen Prijava za provajder_merka str