Republika e Maqedonisë së Veriut
IP Qendra për arsimin e të rriturve
Në bazë të Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2019-të, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën 3.3 Trajnime për profesionet e kërkuara, të financuar nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup më datë 22.07.2019 publikon
SHPALLJE PUBLIKE
IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup publikon shpallje për zgjedhje të institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve për arsim për të rriturit për realizim të masës 3.3Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara në kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2019-të.
Në shpalljen publike mund të paraqiten institucionet të cilat do ta realizojnë programin në vijim:
-Pastrues të oxhaqeve, Shkup
Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:
- Të kenë vendim për verifikim për programin e lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Të kenë vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:
- Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne ëeb faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (www.cov.gov.mk)
- Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
- Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadër profesional që do të realizojnë programin;
- Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnuesit e interesuar të cilët do të jenë të perzgjedhur për realizim të trajnimeve do të marrin 30.000,00 denarë për çdo person të trajnuar.
Mjetet e nevojshme për realizimin e masës aktive 3.3.Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara janë të siguruara nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Kërkesa së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet më së voni deri më 30.08.2019 deri në arkivin e:
IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup
rr.Dimitrie Çupovski nr.13
1000 Shkup
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.
IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup
Prijava za provajder_merka (flete paraqitja)