Në kuadër të aktiviteteve të zbatimit kombëtar të agjendës evropiane për arsimin e të rriturve në periudhën nëntor 2017 – dhjetor 2019, Qendra për arsimin e të rriturve si koordinator kombëtar, është duke realizuar projektin : ” Koordinatori Kombëtar për Planin e Punës në arsimin e të Rriturve : Maqedoni. Më konkretisht, në kuadër të projektit, parashikohen aktivitetet e mëposhtme:
- Zhvillimin e standardeve, një portofol për aplikantët për validimin e të arsimit informal dhe joformal (VAJI), programet dhe materialet për këshilltarët e validimit,
- Trajnimi i 10 trajnerëve të këshilltarëve për VAJI
- Mbajtja e një punëtorie për ngritjen e vetëdijes në mesin e 20 përfaqësuesve të partnerëve kryesorë me qëllim njohjen e tyre me parimet kryesore të qendrës dhe forcimin e bashkëpunimit institucional,
- Plotësimi i bazës së të dhënave me pjesën e validimit.
Në kuadër të projektit, një nga aktivitetet e zbatimit të projektit është vizita studimore me qëllim analizimin e praktikave më të mira nga vendet e BE-së.
Drejtoresha dhe një pjesë e punonjësve të Qendrës për Arsimin e të Rriturve, të angazhuar edhe në zbatimin e projektit, zhvilluan një vizitë studimore më 22-27.04.2018 në Lisbonë të Portugalisë.
Në këtë vizitë u realizuan disa takime dhe atë: në Citeforma (ofrues i shërbimeve për VAJI) me znj. Goncalves Susana koordinator i qendrës, Universiteti Lusofona me Koordinatoren e zyrës për Pranim, Ndërkombëtare, Karierë & Ndërmarrësi znj. Gomes Manuela , Agjencia Kombëtare e Kualifikimeve dhe Arsimit Profesional me znj. Maria João Alves.