IP Qendra për arsimin e të rriturve në bashkëpunim me shkollat e mesme profesionale nga komunae e ndryshme filloi realizimin dhe finansimin e gjeneratave te reja në projektit “Përmbarim të arsimit të mesëm profesional për të rriturit“. Në hapsirat e QARr me datë 11.09.2017 (e hënë) u realizua takim në mes drejtorit të QARr Lindita Qazimi dhe drejtorëve të shkollave të mesme profeionale nga komuna e Tetovës, Cairit, Gostivarit, Prilepit dhe Sarajit
Takimi ishte me karakter informativ, duke shkëmbyer informacione dhe përvoja nga (gjenerata) projekte te realizuara paraprakisht, u bisedua edhe për mënyrën dhe rjedhën e projektit, mënyrën e nenshkrimit të marveshjeve me kandidatët që do të marin pjesë, mënyra e financimit, kohëzgjatja, e deri ne finalizim të tënjejtit.