Në nëntor te vitit 2015 Qendra per arsimin e të rriturve ka filluar implementimin e projektit të  Erasmus + Mbështetje të zhvillimit të politikave në arsimin e të rriturve. Ky projekt është pjesë e Veprimit për zbatimin kombëtar të Agjendës Evropiane për arsimin e të rriturve. Si rezultat i këtij projekti do të zhvillohet bazë e  të dhënave që do të mundësojë ndjekjen e arsimimit të të rriturve,respektivisht trajnimet të cilat realizohen në republikën e Maqedonisë nga provajeder (ofrues sherbimesh) te ndryshëm .

Ne kuadër  të projektit një ndër aktivitetet e realizimit ishte edhe një vizitë studimore me qëllim të analizohen praktikat më të mira të vendeve te BE-së,me këtë rast me datë 07-11.05.2017 të punësuarit e QARr realizuan vizitë studimore në Helsinki,Finland.

Në kuadër të kësaj vizite u realizuan disa takime edhe atë në Ministrinë e arsimit të Finlandës,ku patëm nderin të na prezentohet sistemi arsimor në Finlad,arsimi formal dhe ai joformal,gjithashtu ishte me shumë interes prezentimi që tregoj se si ishte realizuar një projekt ku ishin bashkuar gjitha portalet dhe bazat e univerziteteve,shkollave të mesme dhe fillore dhe institucioneve për arsimin e të rriturve në një portal dhe bazë te vetme nga ku  më lehtë do të pregatiteshin të dhëna statistikore në nivel shtetëror.

Gjithashtu u vizituan disa ofrues të shërbimeve për arsimin e të rriturve,një shembull i mirë ishte “Omnia” një ndër provajderët më të njohur në Finland,të cilët na prezentuan metodat e trajnimeve,mënyrën e finansimit të trajnimeve çertifikimin si dhe njohjen e aftësive paraprake të kursistëve.

 

Lini një Përgjigje