Më datë 04.05.2017 (e enjte) në Qendrën për arsimimin e të rriturve në Shkup,u zhvillua takim me qëllim shkëmbimin bilateral dhe profesional mes R.Maqedonisë dhe R.Kosovës me temën: arsimimi i të rriturve në vend – aktualiteti dhe sfidatë në të ardhmen, në këtë kontekst kolegët nga R.e Kosovës patën rastin të informohen më shumë për institucionin tonë, punën tonë dhe kontributin në fushën e arsimit për të rritur në R.e Maqedonisë, ky takim ishte një nga aktivitetet e seminarit të organizuar nga DVV International dhe Qendra për mësim të përjetshëm në Shkup.