Me qëllim që të promovohet rëndësia e mësimit të përjetshëm në Republikën e Maqedonisë, dhe për të inkurajuar idetë kreative dhe qasja për arsimimin e të rriturve, 13 vit radhazi në Republikën e Maqedonisë organizohen Ditët e mësimit të përjetshëm.
Aktivitetet e planifikuara për vitin 2016 janë kryer nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, të organizuar nga Qendra për mësim të përjetshëm – Shkup dhe Qendrës për arsimin e të rriturve – Shkup, me mbështetje financiare nga DVV International, Bon, Gjermani. Përmes organizimit të konferencave, diskutimeve të moderuara, prezantimeve, ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera, Ditët e mësimit të përjetshëm në vitin 2016 do të shënohen në katër komuna: Tetovë, Kërçovë, Ohër dhe Strumicë.
Aktivitetet në rajonin e Tetovës do të organizohen nga Shoqata Instituti për zhvillim të bashkësisë (IZHB) – Tetovë, dhe sipas programit, është paraparë të organizohet konferencë me diskutim/debat të moderuar si edhe punëtori për përdorimin e mediave digjitale.