Në nëntor te vitit 2015 Qendra per arsimin e të rriturve ka filluar implementimin projektit të  Erasmus + Mbështetje të zhvillimit të politikave në arsimin e të rriturve. Ky projekt është pjesë e Veprimit për zbatimin kombëtar të Agjendës Evropiane për arsimin e të rriturve. Si rezultat i këtij projekti do të zhvillohet bazë e  të dhënave që do të mundësojë ndjekjen e arsimimit të të rriturve,respektivisht trajnimet të cilat realizohen në republikën e Maqedonisë nga provajeder (ofrues sherbimesh) te ndryshëm .

Ne kuadër  të projektit një ndër aktivitetet e realizimit ishte edhe një vizitë studimore me qëllim të analizohen praktikat më të mira të vendeve te BE-së,me këtë rast pas kerekesës tonë si QARr në disa vende, R.e Gjermanisë ju pergjigjë kërkeses tonë dhe ofroj ndihmë për organizimin e vizitës tonë. Disa nga të punesuarit e IP Qendrës për arsimin e të rriturve gjithashtu të angazhuar në implementimin e projektit realizuan një vizitë studimore me datë 05-07.09.2016 në Bonn të R.Gjermanisë përkatesisht në Institutin Gjerman për arsimin e të rriturve  me qëllim këmbimin e përvojave në organizimin dhe ndjekjen e arsimit për të rritur ne shtetin perkatës.Takimi u realizua në hapsirat e Institutit Gjerman per arsimin e te rriturve-Bonn,  ku u pritëm nga drejtoresha e këtij Instituti z-a. Bettina Pröger ,kurse me punën e qendrës na prezentoi z-a.Ambos  Ingrid, z-a. Dr. Reichart Elisabeth gjithashtu edhe  z.Goran Jordanoski i cili na prezentoi instrumentin ProfilPASS që përdoret nga konsultantët për orientim profesional, si dhe u pergjigjën pyetjeve tona në lidhje me projektin të cilin jemi duke e realizuar.

eu-logo1

Lini një Përgjigje