Në kuadër të nismës së BE-së BUILD UP Skills (http://w.w.w.buildupskills.eu), e cila ka për qëllim përmirësimin e kualifikimeve dhe aftësive të punëtorëve evropian të ndërtimit për arritje të efikasitetit më të lartë të objekteve, përfundoi realizimi i procesit të njohjes (verifikimit) të njohurive paraprake dhe aftësive për efikasitet energjetik të punëtorëve të ndërtimit në Maqedoni për pesë profesionet si vijon:moler, mbulues çatish, marangoz, instalues të nxehjeve, ftohjeve dhe ventilimit dhe instalues të instalimeve elektrike.
Nisma e Bashkësisë Evropiane për ndërtimin e kapaciteteve të punëtorëve të ndërtimit pati për qëllim përgatitjen e vendit tonë, në pjesën e jo-kualifikimit dhe para kualifikimit të punëtorëve të ndërtimtarisë, me theks të veçantë paraqitja e kandidatëve që posedojnë njohuri dhe aftësi të arritura me edukimin joformal apo përvojës së punës në ndërmarrje të ndërtimtarisë. Pikërisht shkaku i kësaj, në suaza të projektit, “Trajnim i punëtorëve të ndërtimtarisë për efikasitet energjetik” – (Build Up Skills – Builders’Energy Efficiency Training – BEET – http:beet.mk/mk/), përfundoi procesi i trajnuesve të certifikuar dhe punëtorëve të ndërtimit, e me këtë u arritën qëllimet nga përparësitë e strategjisë së Bashkimit Evropian 2020 për implementimin e efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë.
Partneriteti përgjegjës për implementimin e këtij projekti në Republikën e Maqedonisë përbëhet nga:Oda Ekonomike e Maqedonisë, si koordinatore e këtij projekti, fakultetit të Elektro teknikës dhe teknologjisë informative, IN Qendra për arsimim të të rriturve, shoqëria e konsultuesve të biznesit “Kreacija”, Qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural – CeProCARD (Shoqatë qytetarësh) dhe Fakulteti i Ekonomisë së biznesit në Shkup.
Solemniteti i shpërndarjes së certifikatave për 1000 punëtorë të ndërtimit për efikasitet energjetik në pesë profesione, do të mbahet më 12 shkurt të vitit 2016 me fillim në ora 12:00, në Hotelin Holiday Inn Shkup.