Më 20 shtator 2012 në ambientet e QARR u mbajt një takim mes Znj. Natasha Sivevska, drejtore ekzekutive e Shoqatës tregtare te tekstilit dhe stafit të QARR për të diskutua mundësinë e realizimit të një pilot programi në sektorin e tekstilit si pjesë të Projektit të UE-së për binjakëzim.
Znj.Sivevska i paraqiti nevojat kryesore për trajnime të 70 ndërmarrjeve anëtare të shoqatës, ku profesioni i Mirëmbësit Mekanik u përzgjodh si më interesanti në aspektin e mundësive për punësim. Informacione të mëtejshëm për të specifikuar nevojat për trajnim do të merren nga pyetësorët tashme të shpërndare në ndërmarrjet, gjithashtu përmes vizitave në disa ndërmarrje dhe intervistave me punëdhënësit, të punësuarit dhe trajnerë. >Takimi u përgatit nga të punësuarit në QARR, si pjesë e komponentës për ndërtimin e kapaciteteve dhe u organizua si një fazë praktike e Analizës për nevojat për trajnime.