Më 5 qershor 2019, Drejtoresha e Qendrës për Arsimin e të Rriturve znj. Lindita Qazimi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë, Qendrës për Arsimin e të Rriturve dhe Organizatës Zvicerane për Arsimin e të Rriturve. Duke nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi, do të jetë e mundur:
– Krijimi i partneritetit midis nënshkruesve,
– promovimi i arsimit joformal dhe i të arsimit gjatë gjithë jetës,
– Ngritja e bashkëpunimit të arsimit joformal me sektorin privat,
– promovimi i cilësisë së arsimit joformal,
– rritja e shkathtësive dhe kompetencave të të rinjve dhe të rriturve me qëllim rritjen e konkurrencës së tyre në tregun e punës. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është bërë i mundur nga njësia e Projektit për Arsim për Punësim në Maqedoninë Veriore (E4E @ mk).