Më datë 11-12, viti 2016, në hotelin Solun, në Shkup, u realizua punëtoria e organizuar nga IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për trajnim (ETC). Në këtë punëtori, u prezantuan më tepër institucione.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte definomi i udhërrëfyesit për Aprovimin e mësimit joformal dhe in-formal (AMJI), për vendin.
 
Grupi nacional nga më shumë institucione ka domethënie të rëndësishme për këtë punëtori, për sqarimin e koncepteve, përparësive, aktivitete që duhet të planifikohen në koordinim me projektet tjera rrjedhëse në lëmi relevante, dhe akordimi i rekomandimeve për versionin final të udhërrëfyesit.
 
Në punëtori, u kyç edhe sesioni i këmbimit të njohurive me qëllim të njohjes së pjesëmarrësve për  praktikat e AMJI në vendet më përvojë në këtë lëmi. U prezantua po ashtu edhe sistemi i AMJI në Francë nga ana e ekspertes Yolande Fermon.

Lini një Përgjigje