Në ambientet e Qendrës për Arsimin e të Rriturve u mbajt ceremonia solemne e ndarjes së certifikatave për gjeneratën e dytë të vlerësuesve për validimin e arsimit joformal dhe të mësimit informal (përmes përvojës), të cilët përfunduan me sukses trajnimin e zhvilluar nga 6 deri më 10 korrik 2026.
Në cilësinë e drejtoreshës së Qendrës, pata kënaqësinë t’ua dorëzoj certifikatat pjesëmarrësve të trajnuar.
Trajnimi u realizua nga Qendra për Arsimin e të Rriturve, me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të procesit të validimit në Maqedoninë e Veriut.
Vlerësuesit e certifikuar do të kenë rol kyç në garantimin e një procesi profesional, të paanshëm dhe objektiv.